UBT News

Sulmohet me raketa ruse Ukraina qendrore, të paktën 17 të vdekur

In this photo provided by the Ukrainian Emergency Service, firefighters work to extinguish fire at a building damaged by shelling, in Vinnytsia, Ukraine, Thursday, July 14, 2022. (Ukrainian Emergency Service via AP)

Tri raketa ruse kanë goditur ndërtesat në Vinnytsia, në Ukrainën qendrore, sipas zyrtarëve ukrainas. Së paku 17 persona, përfshirë edhe dy fëmijë kanë vdekur si pasojë e sulmeve, konfirmoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Edhe dhjetëra të tjerë janë lënduar dhe operacionet e kërkimit po vazhdojnë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit.

Në një postim në Facebook, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se “90 shpëtimtarë, si dhe trajnerë qensh dhe psikologë, po punojnë në skenën e tragjedisë së tmerrshme”.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i Presidencës së Ukrainës, përmes një postimi në Telegram e quajti sulmin “një krim tjetër të pushtuesve në qytetin tonë paqësor”.

Vinnytsia nuk ka qenë target i ndonjë sulmi të mëparshëm rus qëkur nisi pushtimi.

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba dënoi sulmet ajrore përmes një postimi në Twitter./UBTNews/

Exit mobile version