Ndërtesa e policisë rajonale në qytetin e Kharikiv në Ukrainë është goditur me raketa nga ushtria ruse, shkruan BBC duke cituar agjencinë e lajmeve UNIAN.
Anton Geraschenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, thotë se një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës ka marrë gjithashtu flakë pas sulmit.
Disa fotografi që tregonin zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit duke përpjekur ta shuajnë zjarrin në majën e një ndërtese të madhe janë publikuar nga shërbimi Shtetëror për Emergjencat.
Ukraina thotë se një sulm raketor rus gjatë natës ka vrarë të paktën dy persona në qytetin Zhytomyr, i cili shtrihet 120 km në perëndim të Kievit.
Sulmi, që synonte një bazë ajrore në qytet, goditi shtëpitë e banimit aty pranë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka njoftuar në Twitter se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur. Gerashchenko, në llogarinë e tij në “Telegram” ka shkruar se numri i të vdekurve ishte edhe më i lartë.
“Deri më tani, katër persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë” tha ai.
Оперативна інформація #Харків
2 березня близько 08:10 у м. Харків внаслідок ракетного удару по будівлі СБУ у Харківській області, ГУ Нацполіції у Харківській області та будівлі Харківського національного університету ім. В. Н. Каразіна попередньо постраждало 3 особи. pic.twitter.com/GjAIpYooft— DSNS.GOV.UA (@SESU_UA) March 2, 2022