Policia e Kosovës njofton se një person ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor në Ferizaj derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare. Siç njofton policia, zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor, përderisa i dyshuari është arrestuar.
“Ferizaj / 27.05.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
Policia nuk ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të policit të sulmuar.