Një person është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik ndaj një zyrtari policor.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën në rrugën “5 Maji” në Prizren dhe u iniciua si “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
“Një zyrtar policor mashkull kosovar derisa ka qenë me kolegët e tij në kryerje të detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar derisa ishin duke i bërë verifikimin pasi që i njëjti figuronte në listën e personave të kërkuar”, thuhet në njoftim.