Një person është sulmuar fizikisht në një lokal në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, teksa u bë e ditur se viktima derisa ishte duke punuar në lokal, kanë hyrë dy të dyshuar të panjohur, njeri prej tyre i ka drejtuar armën, ndërsa tjetri e ka sulmuar fizikisht e me pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./UBTNews