Një person ka sulmuar fizikisht një person tjetër në kryeqytet dhe ia ka dëmtuar veturën. Viktima ka pësuar lëndime trupore.
“Pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, si dhe ka dëmtuar veturën e viktimës. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews