UBT News

Sulmohet fizikisht një infermier

Një infermier është sulmuar fizikisht në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Sindikata e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren njofton se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 14 marsit, rreth orës 22:00.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me rastin, teksa u tha se infermieri në fjalë ka një eksperiencë 30-vjeçare dhe njihet për seriozitetin e tij ndaj profesionit, korrektësinë dhe sjelljen e mirë. Deri tek sulmi ka ardhur pikërisht kur infermieri ka kërkuar të plotësohen të dhënat elementare në udhëzim (emër e mbiemër), ku për prindin e pacientit kjo kërkesë nuk është pranuar dhe e ka sulmuar fizikisht infermierin, duke i shkaktuar lëndime në njërin sy.

“Punëtorët shëndetësorë në përgjithësi tani janë të ngarkuar dhe të lodhur duke punuar pa ndërprerë në këtë kohë pandemie ku brenda ditës jepen me qindra shërbime spitalore dhe jashtëspitalore andaj një sjellje e tillë veçse e përkeqëson situatën. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon rëndë dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësorë, dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin dhe imazhin e punëtorëve shëndetësorë në vend”, thuhet në reagim./UBTNews

Exit mobile version