UBT News

Sulmohet fizikisht një i mitur në Vushtrri

Një i mitur është sulmuar fizikisht në një lokal në Vushtrri. Policia e Kosovës njofton se si pasojë e lëndimeve të marra, i mituri është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar-i mitur, ka raportuar se derisa ishte në një lokal, kishte pasur një konflikt me një të dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e të cilave ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version