Në një shtëpi të pleqve në Pejë është ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuareje. Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin janë arrestuar dy punonjëse.
Sipas Policisë, është arrestuar e dyshuara që shihet duke sulmuar fizikisht të moshuarën dhe punëtorja kryesore e shtëpisë së pleqve.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, e cila ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё të moshuare. Policia menjёherё ёshtё vёnё në veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshme./UBTNews/