UBT News

Sulmohet fizikisht drejtori i Urbanizmit në komunën e Gjakovës

Është sulmuar fizikisht drejtori i Urbanizmit në komunën e Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Gjurkaj. Ai njoftoi se i dyshuari e ka goditur me boks viktimën duke i shkaktuar lëndime. 

“Datë 03.04.2021 rreth orës 15:30, viktima e lartcekur (drejtor i Urbanizmit ne KK Gjakovë ) është paraqitur në stacionin policor dhe i njëjti ka deklaruar se derisa ishte ne një lokal aty kishte shkuar një person dhe i iu kishte drejtuar atij me fjalët: ‘A nuk gjete dikujt tjetër po bash dajës tim me ja bo qashtu a’, dhe pas këtyre fjalëve i njëjti e kishte goditur me boks viktimën duke i shkaktuar lëndime në hundë dhe ia kishte thyer syzet. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Sipas viktimës deri te konflikti kishte ardhur për shkak te një toke ku i dyshuari pretendon se e njëjta është e dajës se tij dhe kërkon nga viktima qe te mos ia jap dikujt tjetër për ndërtim. I dyshuari është kërkuar mirëpo i njëjti nuk është hasur. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar”, ka thënë Gjurkaj.

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version