Dje është sulmuar fizikisht djali i politikanit serb, Nenad Rashiq. Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se rrahja masive ka ndodhur në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në oborrin e shkollës “Miladin Mitiq”, në Graçanicë, të hënën rreth orës 10:30.
“Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graqanicës”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin janë arrestuar shtatë persona të dyshuar./UBTNews