Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, është sulmuar në shtëpinë e çiftit në San Francisko.
Paul Pelosi, 82 vjeç, u dërgua në spital dhe pritet të shërohet plotësisht, tha një zëdhënës.
Ngjarja ka ndodhur të premten herët në mëngjes, sipas deklaratës së zyrës së kryetares.
Drew Hamill, një zëdhënës i Nancy Pelosi, tha se sulmuesi është në paraburgim dhe po hetohet./UBTNews/