UBT News

Sulmohet anija me kontejnerë në Hormuz, evakuohet ekuipazhi

Një anije e madhe transporti me kontejnerë, e quajtur “Safeen Prestige” dhe që lundronte nën flamurin e Maltës, është dëmtuar nga një predhë ndërsa po udhëtonte drejt Ngushticës së Hormuzit të mërkurën. Sipas burimeve nga industria e lundrimit, dëmtimi ka qenë i rëndë, gjë që ka detyruar ekuipazhin ta braktisë anijen për të shpëtuar jetën.

Kompania britanike e sigurisë detare, “Vanguard”, njoftoi se anija u godit rreth dy milje detare në veri të Omanit, teksa po kalonte përmes ngushticës. Goditja ka ndodhur nga një objekt i panjohur (predhë ose raketë) pak mbi vijën e ujit, duke shkaktuar menjëherë një zjarr masiv në dhomën e motorit.

Për momentin nuk raportohet për dëme në mjedis apo derdhje lëndësh të rrezikshme në det. Agjencia e marinës britanike, UKMTO, konfirmoi se ka marrë njoftimin për sulmin ndaj anijes së kontejnerëve, duke shtuar se i gjithë ekuipazhi ka mundur të evakuohet pa pësuar lëndime fizike. /Reuters/

Exit mobile version