UBT News

Sulmohen zyrtarët policorë në Ferizaj dhe Kaçanik

Dy raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë janë regjistruar në Ferizaj dhe Kaçanik. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë në të dy rastet kanë pranuar tretman mjekësor.

Në Ferizaj dy meshkuj kosovar nuk i janë përfillur urdhërave duke penguar e më pas sulmuar zyrtarët policorë në detyrë.

“Ferizaj / 26.10.2025 – 00:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovare pasi që të njëjtit duke mos përfillur urdhrat e ligjshëm, i kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Si pasojë, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

Ndërkaq në Kaçanik, Policia e Kosovës pas njoftimit të një aksidenti kanë dalë në terren ku më pas njëri nga personat nuk ka zbatuar urdhërat duke sulmuar zyrtarët policorë.

“Kaçanik / 26.10.2025 – 18:00. Patrulla policore ka shkuar në një rast aksident trafiku dhe aty kanë hasur dy meshkuj kosovarë te përfshirë ne aksident. Njeri nga personat duke mos zbatuar urdhrat e zyrtareve policor, nuk iu është bindur dhe ka sulmuar zyrtaret policor. Zyrtarët kanë marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Exit mobile version