UBT News

Sulmohen policët dhe disa persona gjatë ndeshjeve sportive në Rahovec

Disa persona gjatë zhvillimit të një ndeshje në palestër sportive në Rahovec, gjatë daljes-largimit, nuk kanë zbatuar urdhëratë dhe kanë sulmuar disa zyrtarë policor, si dhe disa personave të tjerë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 18:50, ku ata kanë thyer edhe disa ulëse të palestrës.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, rasti tjetër në Rahovec ka ndodhur në orën 21:30.

“Gjatë zhvillimit të ndeshjes sportive në palestër sportive disa persona gjatë daljes –largimit, nuk kanë zbatuar urdhrat e personave zyrtar si dhe kanë sulmuar disa zyrtar policor dhe disa persona tjerë si dhe kanë thyer disa ulëse të palestrës. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version