UBT News

Sulmi vdekjeprurës i raketave ruse i shton urgjencën një konference ndërkombëtare mbi krimet e luftës në Ukrainë

In this photo provided by the Ukrainian Emergency Service, firefighters work to extinguish fire at a building damaged by shelling, in Vinnytsia, Ukraine, Thursday, July 14, 2022. (Ukrainian Emergency Service via AP)

Një sulm me raketa ruse në një qytet në Ukrainën qendrore të enjten, ku mbetën të vdekur të paktën 23 njerëz, përfshirë edhe tre fëmijë, shtoi urgjencën në një konferencë ndërkombëtare në Hagë që synon të koordinojë ndjekjen penale të krimeve të mundshme të luftës të kryera gjatë konfliktit.

“Në mëngjes, raketat ruse goditën qytetin tonë Vinnytsia, një qytet i zakonshëm paqësor”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke iu drejtuar konferencës përmes një videolidhjeje të enjten. Si pasojë e sulmit, u shkatërruan shtëpi dhe struktura mjekësore. Ai e quajti sulmin “një akt të terrorit rus”.

Moska nuk e komentoi sulmin. Rusia ka mohuar sulmet ndaj civilëve./UBTNews/

Exit mobile version