Presidentja e Republikes se Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se pas pjesëmarrjes së saj në ngjarjen “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, do të takohet me kreret institucional të sigurisë pas sulmit terrorist në kanalin e Iber-Lepencit në Zubin Potok.
Shpërthimi i 29 nëntorit i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke i nxitur autoritetet kosovare ta akuzojnë Serbinë për sulm “kriminal dhe terrorist” ndaj infrastrukturës jetike të vendit.
Sulmi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.