UBT News

Sulmi në Vjenë, dyshohet se njëri nga sulmuesit ishte me prejardhje shqiptare

Florian Kenk, kryeredaktori i gazetës “Wiener Wochenzeitung Falter”, në Twitter shkroi se njëri nga sulmuesit e përfshirë në sulmin e Vjenës ishte me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

“Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., u lind në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri”, ka thënë ai.

Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 17 janë lënduar në këtë sulm që ka ndodhur mbrëmë në Vjenë të Austrisë./UBTNews

Exit mobile version