UBT News

Sulmi në Shtëpinë e Pleqve në Pejë, kërkohet t’u hiqet licenca infermiereve

Pas publikimit të videos ku shihet një punonjëse e një shtëpie të pleqve në Pejë duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare, reagoi Rjeti i Grave të Kosovës duke kërkuar që t’u hiqet licenca infermiereve dhe të marrin dënimin meritor konform ligjeve.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie, ku i kërkohet Ministrisë së Shëndetësisë që të largojë licencën e operimit të qendrës “Orenda”.

“RrGK përmes këtij reagimi kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që t’u hiqet licenca të gjitha infermiereve të përfshira. Gjithashtu, RrGK kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të largojë licencën e operimit të qendrës “Orenda”, pasiqë shihet se sipas rastit të fundit, në këtë qendër ndodhë keqtrajtimi me persona të moshuar. Përveç kësaj, RrGK fton Policinë e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi të plotë duke arrestuar të gjitha infermieret e pranishme dhe fton të gjitha organet e tjera të drejtësisë që të hetojnë rastin me përgjegjësi të plotë dhe që infermieret të cilat ushtrojnë dhunë të marrin dënimin meritor”, thuhet në reagim.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Exit mobile version