UBT News

Sulmi në Pragë: Policia çeke në kërkim të motivit

Z. Pavel shprehu “trishtimin e tij të madh” dhe “zemërimin për humbjen krejtësisht të panevojshme” të jetëve.

Të shtënat filluan rreth orës 15:00 sipas orës lokale të enjten në ndërtesën e Fakultetit të Arteve të Universitetit Charles pranë sheshit Jan Palach në qendër të kryeqytetit çek.

Personi i armatosur hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë në mënyrë të rastësishme, ndërsa stafi dhe studentët përdorën mobilje për të barrikaduar veten nëpër dhoma, shkruan BBC.

Në një video shihen turmat e njerëzve të tmerruar duke ikur nga ura historike e Charles, një atraksion i madh turistik.

Brenda ndërtesës, studenti Jakob Weizman përdori karrige dhe tavolina për të barrikaduar derën e klasës ku ishte me një mësues kur filluan të shtënat.

Menjëherë pasi e bllokoi atë, Weizman tha se dëgjoi dikë që përpiqej të hapte derën. “Ai po kalonte nëpër çdo klasë për të parë nëse njerëzit ishin aty për t’i qëlluar”, tha ai për gazetën Guardian.

Përfundimisht Weziman dhe mësuesi u evakuuan nga policia. “Ndërsa po dilnim jashtë, kishte vetëm gjak në të gjithë fakultetin”, tha ai.

Turistja amerikane Hannah Mallicoat tha për BBC se ajo dhe familja e saj kishin qenë në sheshin Jan Palach gjatë sulmit.

“Një turmë njerëzish po kalonin rrugën kur ndodhen te shtënat e para. Mendova se ishte diçka si një fishekzjarr derisa dëgjova të shtënën e dytë dhe njerëzit filluan të vrapojnë”, tha ajo.

“Pashë një plumb tek goditi tokën në anën tjetër të sheshit rreth 9 metra larg përpara se të hyja në një dyqan. E gjithë zona ishte e bllokuar dhe dhjetëra makina policie dhe ambulanca po shkonin drejt universitetit”.

Joe Hyland, 18 vjeç dhe nga Britania e Madhe, i tha BBC-së se kishte dëgjuar katër të shtëna.

“Të gjithë po vraponin për t’u strehuar. Unë kam një gju të lënduar, jam me paterica. Kështu që u hodha sa më shpejt që të ishte e mundur”, shtoi Hyland, i cili ishte në pushimet e tij të para me miqtë. “Ne arritëm në metro dhe zbritëm atje sepse menduam se do të ishte më e sigurta”.

Policia thotë se i armatosuri ishte një student 24-vjeçar në universitet dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, megjithëse shton se iu gjet një “arsenal i madh armësh dhe municionesh”.

Ai është quajtur nga mediat lokale si David Kozak.

Para të shtënave, policia kishte marrë një raport se i dyshuari besohej se po shkonte në Pragë nga një qytet aty pranë me qëllimin për të vrarë veten.

Personi i armatosur, për të cilin policia tha se ishte “eliminuar”, mendohet të ketë vrarë babanë e tij në një tjetër vend.

Exit mobile version