Shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës thotë se numri i personave të vrarë nga një sulm me raketa në një ndërtesë apartamentesh në Kharkiv të mërkurën mbrëma ka shkuar në 12.
Deri të enjten pasdite “12 persona dihet se kanë vdekur”, thuhet në njoftim.
“Të gjithë janë civilë. Shumica nga ta të vjetër dhe me aftësi të kufizuara. Nuk ka asnjë objekt ushtarak pranë ndërtesës së shkatërruar”, thuhet tutje në njoftim./UBTNews/