Tuniziani, i dyshuar për sulmin me thikë në një kishë në Francë ku mbetën tre të vdekur, ditë më parë mbërriti në Evropë. I dyshuari, 21-vjeçar, kishte një dokument të Kryqit të Kuq Italian.
Ai u gjuajt me armë nga policia dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se ishte një ‘sulm terrorist islamik’. Ai njoftoi se numri i ushtarëve që do t’i mbrojnë vendet publike – sikurse kishat dhe shkollat, do të rritet nga 3 mijë në 7 mijë./UBTNews