UBT News

Sulmi në Banjskë: Tre të akuzuarit nuk pranojnë fajësinë

Seanca e parë gjyqësore për tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë është mbajtur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku të akuzuarit nuk pranuan fajësinë.

Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq u deklaruan të pafajshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 individëve, shumica e të cilëve janë arratisur, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Në mesin e të akuzuarve është edhe Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Në seancën përgatitore të mbajtur më 9 tetor 2024, të akuzuarit Tolliq dhe Spasojeviq refuzuan të deklaroheshin për fajësinë, ndërsa Maksimoviq u shpreh i pafajshëm.

Exit mobile version