UBT News

Sulmi në Banjska, Hasani: Nuk i çohet ushtria fqinjit te kufiri

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvlla, ka kërkuar sërish nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë Serbinë për aktin e agresionit ndaj Kosovës, më 24 shtator të vitit 2023.

Kryediplomatja kosovare pas takimit me homologun e saj nga Shqipëria, Igli Hasani, tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë unifikim, koordinim dhe bashkëveprim të politikës se jashtme.

Në anën tjetër, shefi i diplomacisë kosovare, Igli Hasani, theksoi se autorët e sulmit kriminal dhe terrorist në Banjskë duhet të dalin para drejtesisë. Ai nënvizoi se Shqipëria është një aleat i përjetshëm i Kosovës.

“Nuk i çohet ushtria fqinjit te kufiri. Të gjithë jemi të qartë se garancia më e madhe për sovranitetin e Kosovës është NATO, ku edhe Shqipëria bën pjesë”, tha ai.

Exit mobile version