UBT News

Sulmi në aeroportin e Dagestanit: Kievi mohon se ishte i përfshirë

Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë se Kievi nuk kishte asnjë lidhje me trazirat anti-izraelite në rajonin e Dagestanit me shumicë myslimane të Rusisë, kjo pasi Rusia pretendoi se Ukraina ka luajtur një “rol të drejtpërdrejtë dhe kyç”.

Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova, tha se incidenti, në të cilin një turmë sulmoi një aeroport, ishte rezultat i një “provokimi” të orkestruar nga jashtë Rusisë, e që sipas tyre ishte nga Kievi.

Por këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak i tha Reuters: “Ukraina nuk ka të bëjë fare me rritjen e fundit në shkallë të gjerë të ndjenjave ksenofobike në territorin e Federatës Ruse”./UBTNews/

Exit mobile version