Odesa të mërkurën mbrëma përjetoi një nga netët më të tmerrshme të luftës si pasojë e sulmit ajror të Rusisë, tha kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Ukrainës.
“Ne nuk kujtojmë një shkallë të tillë sulmi që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë”, shkroi kryebashkiaku Hennadii Trukhanov në Facebook.
Nuk u raportua për viktima, por qyteti u trondit nga shpërthimet. Zyrtarët thanë se disa njerëz u plagosën nga rrëzimi i raketës ruse./UBTNews/