Së paku dy persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa në qytetin e Kramatorskut në Ukrainën lindore, sipas Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës rajonale të Donetsk. Kyrylenko tha se detaje të tjera të sulmit janë duke u sqaruar aktualisht.
Kramatorsk është një nga qytetet e para që u vu në shënjestër nga ushtria ruse kur pushtimi i Ukrainës filloi më shumë se tre javë më parë./UBTNews/