UBT News

Sulmi me qindra viktima në Gaza, Netanyahu: Shënjestruam objektivat terroriste

Izraeli i ka dhënë fund armëpushimit në Gaza në orët e para të kësaj të marte teksa duke nisur sulme nga të cilat sipas Miisrisë së Shëndetësisë në gaza kanë humbur jetën të paktën 320 persona, mes tyre edhe fëmijë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kishin shënjestruar ato që i quajtën “objektiva terroriste” që i përkisnin Hamasit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz urdhëruan sulmet të martën në mëngjes, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

Kjo vjen pas refuzimit të përsëritur të Hamasit për të liruar pengjet tanë, si dhe refuzimin e tij të të gjitha propozimeve që ka marrë nga i dërguari presidencial i SHBA Steve Witkoff dhe nga ndërmjetësit,” tha ai.

Izraeli, që tani e tutje, do të veprojë kundër Hamasit me fuqi ushtarake në rritje”, shtoi ai.

Plani për sulmet “u prezantua nga IDF gjatë fundjavës dhe u miratua nga udhëheqja politike”, tha ai.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, paralajmëroi Hamasin që të lirojë të gjithë pengjet, duke thënë se “ne nuk do të tregojmë mëshirë për armiqtë tanë”.

Hamasi është përgjigjur me tërbim, duke akuzuar Izraelin për tradhti për përmbysjen e marrëveshjes së armëpushimit. Ai gjithashtu thotë se Izraeli po ekspozon pengjet e mbetura izraelitë të mbajtur në Gaza ndaj një “fati të panjohur”.

Por Hamasi nuk ka deklaruar ende se po rifillon luftën, përkundrazi u bën thirrje ndërmjetësve dhe Kombeve të Bashkuara të ndërhyjnë.

Exit mobile version