UBT News

Sulmi me dronë rus vret një familje të tërë ukrainase

Një familje e tërë, një çift i martuar dhe dy djemtë e tyre të vegjël janë vrarë në një sulm me dron rus gjatë natës në rajonin verilindor Sumy të Ukrainës, thanë zyrtarët lokalë.

Kreu rajonal Oleh Hryhorov tha se një ndërtesë banimi u godit në fshatin Chernechchyna. Trupat e dy fëmijëve, të moshës katër dhe gjashtë vjeç, dhe të prindërve të tyre u nxorën më vonë nga rrënojat, shkruan BBC.

Forca ajrore e Ukrainës tha se njësitë e saj qëlluan 46 nga 65 dronë rusë në të gjithë vendin – por pati 19 goditje të drejtpërdrejta në gjashtë vende.

Ushtria ruse nuk ka komentuar. Në një deklaratë, tha se 81 dronë ukrainas u shkatërruan gjatë natës në pesë rajone ruse./D.B/KP

Exit mobile version