UBT News

Sulmi me dron në Siri vrau rreth 90 persona dhe plagosi qindra të tjerë

Numri i njerëzve të vrarë kur një dron i ngarkuar me eksploziv goditi një ushtarak në ceremoninë e diplomimit të kolegjit ushtarak në qytetin perëndimor të Sirisë, Homs, u rrit në 89 herët të premten, me afro 300 të tjerë të plagosur.

Pesë fëmijë dhe 31 gra ishin në mesin e të vdekurve, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë SANA.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së enjtes. Në një deklaratë të mëparshme, ministria e mbrojtjes fajësoi “organizatat terroriste të mbështetura nga palë të njohura ndërkombëtare”.

“Kishte dhjetëra ushtarë të plagosur, me lëndime kritike në mesin e familjeve të ftuara, përfshirë gra dhe fëmijë, përveç një numri studentësh që morën pjesë në diplomim”, tha ministria në një deklaratë.

Forcat e armatosura siriane thanë se sulmi ishte “i paprecedentë” dhe u zotuan të përgjigjen “me forcë dhe vendosmëri të plotë, duke paralajmëruar se ata që planifikuan dhe ekzekutuan sulmin “do ta paguajnë shtrenjtë”.

Qyteti antik i Homsit, dikur i njohur si kryeqyteti i revolucionit sirian, ishte vendi i betejave intensive midis forcave të regjimit dhe luftëtarëve të opozitës që kërkonin të rrëzonin presidentin Bashar Al Assad në vitin 2012. Qyteti ra në duart e regjimit në vitin 2014, kur rebelët u larguan atë pas një rrethimi dy vjeçar./UBTNews/

Exit mobile version