Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se hakerët kanë hyrë në serverët ku ishin të dhënat e tij dhe fituan akses në informacione personale dhe konfidenciale për më shumë se gjysmë milioni njerëz, disa prej të cilëve kishin ikur nga konfliktet.
Agjencia tha se shkelja nga ndërhyrës të panjohur këtë javë preku të dhënat e rreth 515,000 njerëzve “përfshirë ata të ndarë nga familjet e tyre për shkak të konfliktit, migrimit dhe fatkeqësive, personat e zhdukur dhe familjet e tyre dhe njerëzit në paraburgim”.
“Një sulm ndaj të dhënave të njerëzve të zhdukur e bën ankthin dhe vuajtjen e familjeve edhe më të vështira për t’u duruar”, tha në një deklaratë Robert Mardini, drejtori i përgjithshëm i KNKK-së.
Duke iu drejtuar personit ose njerëzve që qëndronin pas ndërhyrjes, Mardini lëshoi një apel “Veprimet tuaja potencialisht mund të shkaktojnë akoma më shumë dëm dhe dhimbje për ata që tashmë kanë duruar vuajtje të patreguara. Njerëzit e vërtetë, familjet e vërteta pas informacionit që keni tani janë ndër më pak të fuqishmit në botë. Ju lutemi bëni gjënë e duhur. Mos i ndani, shisni, zbuloni ose përdorni ndryshe këto të dhëna”.
Ewan Watson, një zëdhënës i KNKK-së, tha se organizata nuk kishte përjetuar kurrë më parë një hakim të një shkalle të ngjashme./UBTNews/