Të mërkurën, sulmi ajror i Izraelit në Jabalia, kampin e refugjatëve në Gaza, la të vdekur 80 persona.
Dr.Atef Al Kahlout, drejtori i spitalit indonezian në Gaza, tha se së paku 80 trupa janë dërguar në spital pas sulmit dhe shumë të tjerë janë nën rrënoja. Ai tha se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë dhe se qindra të tjerë janë plagosur.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan të mërkurën se sulmi në lagjen Falluja në kampin Jabalia erdhi si pasojë e një sulmi ajror./UBTNews/