Nëntë persona u vranë nga një sulm ajror rus në qytetin verilindor Sumy të hënën mbrëma, sipas Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave (SES) në Ukrainë, raporton CNN, përcjell UBT News.
Dy fëmijë ishin midis të vdekurve, tha SES.
Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se sulmi ishte një sulm ajror kundër një ndërtese banimi. Një grua e plagosur është shpëtuar nga rrënojat./UBTNews/