Të hënën, Moska lëshoi dhjetëra raketa në qytetet kryesore të Ukrainës, me mbi 19 persona të vdekur dhe 105 të plagosur.
Mendohet se janë vendosur 84 raketa lundrimi dhe 24 dronë, me raporte që sugjerojnë se këto ishin raketat Kh-101, Kh-555, Kalibr, Iskander, S-300 dhe Tornado-S, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Forbes ka llogaritur vlerën monetare të këtij sulmi, duke thënë se do t’i kushtonte Moskës midis 400 dhe 700 milion dollarë.
Llogaritja u bë me supozimin se shumica e raketave të lëshuara ishin raketat “të shtrenjta dhe shumë të sakta” Kh-101, S-300 dhe Tornado-S.