Petro Kotin, kreu i kompanisë së energjisë bërthamore Energoatom, tha të enjten se Rusia shkaktoi një “rrezik real të një katastrofe bërthamore dhe radioaktive” si pasojë e sulmeve në të cilat të gjithë reaktorët bërthamorë të Ukrainës u shkëputën nga rrjeti elektrik për herë të parë në 40 vjet.
Sipas tij, termocentrali bërthamor në rajonin e Zaporizhzhias ishte rilidhur në rrjetin kombëtar të energjisë pas sulmeve ajrore ruse të mërkurën dhe se gjeneratorët rezervë me naftë në vend ishin fikur./UBTNews/