Sulmet ruse me dronë në Kiev dhe rajonin përreth kryeqytetit ukrainas të mërkurën nuk dëmtuan asnjë objekt energjetik, tha operatori kombëtar i rrjetit të energjisë, Ukrenergo.
Që nga tetori, Rusia ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me valë të mëdha sulmesh me raketa dhe dronë.
“Falë punës së shkëlqyer të forcave të mbrojtjes ajrore, objektet e infrastrukturës energjetike nuk u dëmtuan (të mërkurën) – të 13 dronët u rrëzuan”, njoftoi Ukrenergo përmes Telegramit./UBTNews/