Sulmet me dronë kanë goditur një termocentral të madh në qytetin sudanez të Port Sudanit, duke shkaktuar një “ndërprerje të plotë të energjisë elektrike”, tha ofruesi i energjisë elektrike i vendit.
Shpërthime dhe zjarre të mëdha janë raportuar pranë aeroportit kryesor ndërkombëtar të qytetit, ndërsa një forcë paraushtarake ka synuar qytetin kyç për të tretën ditë radhazi.
Fluturimet janë anuluar pasi dronët goditën aeroportin ndërkombëtar dhe një hotel pranë pallatit aktual presidencial, thonë raportet.
“Shoh një re të madhe dhe zjarr që përhapet përreth qytetit… dhe tani dëgjova gjithashtu se ishin si dy shpërthime të tjera të forta. Duket mjaft apokaliptike”, raporton mediat e huaja.
Tymi i zi i dendur mund të shihej në agim në horizontin e qytetit që dikur ishte i sigurt, ku mijëra njerëz që ikin nga lufta civile dyvjeçare kanë kërkuar strehim.
Të martën, kompania e energjisë elektrike e Sudanit tha se po vlerësonte dëmet në nënstacionin e saj, të cilat kanë ndërprerë furnizimin me ujë, shëndetësi dhe shërbime të tjera.
Një dron shënjestroi pjesën civile të aeroportit të Port Sudanit dhe një tjetër goditi bazën kryesore ushtarake në qendër të qytetit, thanë dëshmitarët për agjencinë e lajmeve AFP.