Sulmet ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, kanë ndërprerë furnizimin me ujë të banorëve dhe kanë ndaluar shumicën e shërbimeve të metrosë, sipas kryebashkiakut të qytetit, mes një raundi të ri sulmesh raketore që synojnë infrastrukturën kryesore të Ukrainës të hënën.
“Goditja ra në një objekt të infrastrukturës kritike, duke rezultuar në çaktivizimin e metrosë dhe transportit elektrik tokësor”, tha kryebashkiaku Ihor Terekhov në Telegram.
“Për momentin, ne kemi arritur të lëshojmë linjën Kholodnohirsko-Zavodska (metro) dhe kemi zëvendësuar trolejbusët dhe tramvajet me autobusë”, deklaroi ai tutje.
Inxhinierët po punojnë për të rifilluar furnizimin me ujë./UBTNews/