Sulmet raketore të Rusisë në qytetet ukrainase brenda natës janë në përgjigje të Moskës ndaj të gjitha nismave të paqes, ka thënë ministri i jashtëm i Ukrainës.
“Sulmet me raketa që lënë të vdekur ukrainas të pafajshëm në gjumë, përfshirë edhe një fëmijë 2-vjeçar, janë përgjigjje e Rusisë ndaj të gjitha nismave të paqes. Rruga drejt paqes është dëbimi i Rusisë nga Ukraina. Rruga drejt paqes është armatosja e Ukrainës me F-16 dhe mbrojtja e fëmijëve nga terrori rus”, shkroi Dmytro Kuleba në Twitter.
Në Dnipro, një grua 31-vjeçare dhe fëmija i saj 2-vjeçar vdiqën, sipas Zyrës së Prokurorit Rajonal të Dnipropetrovsk në një postim në Telegram. Në Uman, dhjetë njerëz vdiqën, në mesin e tyre edhe dy fëmijë 10-vjeçarë, tha Ihor Taburets, kreu i rajonit Cherkasy.
Edhe raketat dhe dronët u rrëzuan mbi kryeqytetin Kiev, në atë që autoritetet e quajtën sulmi i parë raketor në kryeqytetin ukrainas në 51 ditë./UBTNews/