Objektet kritike të infrastrukturës u goditën nga sulmet me dronë mëngjesin e së enjtes, tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës presidenciale të Volodymyr Zelenskyt.
“Një tjetër sulm nga dronët kamikaze në objektet kritike të infrastrukturës”, shkroi Tymoshenko në Telegram.
Ukraina ka raportuar një sërë sulmesh ruse me drone Shahed-136 të prodhuar nga Irani javët e fundit. Irani mohon furnizimin me dron në Rusi, ndërsa Kremlini nuk e ka komentuar rastin./UBTNews/