Të paktën 33 palestinezë u vranë në një valë sulmesh izraelite në Gaza, njoftojnë agjencia e Mbrojtjes Civile dhe spitalet e drejtuara nga Hamasi.
Izraeli kreu sulmet në përgjigje të asaj që tha se ishin shkelje nga Hamasi të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, shkruan BBC.
Ministri i mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin për një sulm në Gazën jugore që vrau një ushtar izraelit të martën dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura.
Hamasi pretendoi se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe këmbënguli se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbajti qëndrimin se asgjë nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të kundërsulmojë kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër./S.K/KP/BBC/
