UBT News

Sulmet ajrore izraelite goditën 200 objektiva të Gazës, thotë IDF

Sulmet ajrore izraelite goditën 200 objektiva në Gaza, konfirmuan Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në një prononcim të hënën.

Në mesin e objektivave ishte edhe një shkollë në qytetin verilindor të Beit Hanounit, për të cilën IDF pretendoi se ka “infrastrukturë terroriste”, përfshirë boshte tunelesh të pajisura me armë dhe eksplozivë.

Edhe marina izraelite goditi një numër objektivash gjatë natës, “duke ndihmuar në përforcimin e trupave tokësore”./UBTNews/

Exit mobile version