UBT News

Sulm ndaj zyrtarëve policorë

Sipas raportit policor të 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të ndara të sulmit ndaj zyrtarëve policorë në Kosovë.

Rasti i parë ka ndodhur në Deçan, rreth orës 16:09, ku është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur dhe sulmuar dy zyrtarë policorë, në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete për kundërvajtje. Gjatë arrestimit është përdorur sprej ndaj të dyshuarit, ndërsa policët kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë është raportuar në Klinë, në rrugën “Abedin Rexha”, rreth orës 23:13, ku i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë arrestimit. Si pasojë, policët kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë trajtuar mjekësisht. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pistoletë me një karikator me nëntë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit policor, të dy rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente./A.K/

Exit mobile version