Dy makina bomba lanë të vdekur disa njerëz dhe kanë rrafshuar disa shtëpi në rajonin Hiraan të Somalisë qendrore të mërkurën, thanë zyrtarë të sigurisë dhe dëshmitarë.
“Ne u zgjuam këtë mëngjes nga dy shpërthime të mëdha”, tha për Reuters, Ahmed Nur.
“Ne kemi parë shumë shtëpi të rrafshuara me tokë. Të paktën dhjetë njerëz vdiqën, në mesin e tyre civilë, ushtarë dhe luftëtarë [milicie] Macawisley”.
Edhe Farah Abdullahi, një zëdhënës i Macawisley për rrethin lokal Mahas, tha gjithashtu se si pasojë e shpërthimeve mbetën të vdekur të paktën dhjetë njerëz.
Zyra e mediave e Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate, duke thënë se kishte në shënjestër “milicitë apostatë dhe ushtarë”./UBTNews/