Kievi dhe Moska shkëmbyen dhjetëra sulme me dronë dhe raketa gjatë natës, thanë zyrtarët e dy vendeve të premten, duke lënë disa të plagosur në Ukrainë dhe duke dëmtuar një vend depozitimi karburanti. Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se kundërajrorët e tyre rrëzuan të 17 dronët e llojit Shahed, me të cilët Rusia sulmoi shtatë rajone ukrainase.
Rusia lëshoi edhe 17 raketa balistike dhe lundruese, gjysma e të cilave u rrëzuan, tha ushtria ukrainase në një deklaratë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të premten se forcat e saj rrëzuan 87 dronë ukrainas në pesë rajone ruse, por edhe në Gadishullin e Krimesë që është pushtuar nga Kremlini.
Sipas autoriteteve lokale ruse, si pasojë e sulmeve është kufizuar furnizimi me energji elektrike në rajonin Rostov dhe u dëmtuan cisternat e naftës në Vorondezh. Sulmet e ndërsjella mes forcave ruse dhe ukrainase u kryen disa pasi liderët e G7-ës në Itali arritën marrëveshje që t’i japin Ukrainës 50 miliardë dollarë kredi nga interesat e aseteve të ngrira ruse hua./UBTNews/