Shpërthimet e dy makinave bombë pranë një kryqëzimi të ngarkuar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, lanë të vdekur të paktën 100 persona, tha presidenti Hassan Sheikh Mohamud.
Në mesin e viktimave ishin “nëna me fëmijët e tyre në krahë”, citohet të ketë thënë presidenti.
Presidenti fajësoi grupin militant al-Shabab për sulmin e së shtunës, i cili kishte në shënjestër ministrinë e arsimit. Faqja pro-xhihadiste Somali Memo ka raportuar se grupi ka thënë se qëndron pas shpërthimeve.
Një degë e al-Kaedës, al-Shabab është përfshirë në një konflikt të gjatë me qeverinë federale somaleze./UBTNews/