Një sulm me dron ukrainas ka ndodhur në orët e e para të mëngjesit të 26 shkurtit në Rusi i cili sipas raportit të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, cilësohet si sulmi më i madh i bërë që nga fillimi i vitit.
Më herët Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi se 128 drone ukrainas ishin rrëzuar. Hera e fundit që ndodhi një sulm kaq masiv ishte më 24 janar, kur mbrojtja ajrore rrëzoi 121 dronë ukrainas.
Në vitin 2024, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 7,345 dronë ukrainas me krahë fikse mbi 35 rajone jashtë zonës së operacionit special ushtarak. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, numri më i madh i dronëve, 1,896, u rrëzuan mbi Rajonin Belgorod. Gjithsej 1206 dronë u rrëzuan në rajonin Bryansk dhe 1170 në rajonin e Kurskut.