UBT News

Sulm seksual në Gjakovë, arrestohet një person

Policia ka informuar se një grua në Gjakovë dje ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur.

Lidhur me rastin, është arrestuar një person.

“Pas një pune operative-hetimore nga njësia e hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë është arritur të identifikohet i dyshuari i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti është cilësuar si “sulm seksual”.

Exit mobile version