UBT News

Sulm seksual ndaj një vajze në Bardhosh

Një vajzë është sulmuar seksualisht para disa ditësh në Bardhosh të Prishtinës nga një person i panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“SULM SEKSUAL/ Fsh. Bardhosh, Prishtinë 04.07.2022 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur i gjinisë mashkullore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Exit mobile version