UBT News

Sulm në urën e Krimesë, Rusia fajëson Ukrainën

Një zyrtar i emëruar nga Moska në Krime fajësoi të hënën Ukrainën për “sulm” në urën që lidh gadishullin me Rusinë.

“Sonte regjimi terrorist në Kiev kreu një krim të ri – sulmoi urën e Krimesë”, shkroi në Telegram Vladimir Konstantinov, kreu i Këshillit Shtetëror të Republikës së Krimesë.

Mëngjesin e të hënës ura u godit nga një sulm. Dy persona vdiqën si pasojë e incidentit.//UBTNews/

Exit mobile version